POLITIKË

Duma bën thirrje për protestën e nesërme: Rama me prokurorin e tij politik do shpëtojë Tahirin nga drejtësia

15:36 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dalë në një konferencë për shtyp, ndërsa iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar nga opozita nesër përpara parlamentit. Duma akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se kërkon që më kryeprokurorin e ri politik të ndalë hetimin për Tahirin dhe të tjerët. Deputetja e PD-së ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë ritmin e diktaturës së ringjallur.




“Ministri i tij model Tahiri është nën hetim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali për trafik droge. Rama kërkon të pengojë dhe ndalë hetimin për Tahirin. Me prokurorin e tij politik do të shpëtojë Tahirin dhe të tjerët nga drejtësia.

Nesër populli do bashkohet në mbrojtje të të drejtave të veta, në mbrojtje të Kushtetutës. Të bashkohemi nesër për të treguar që nuk pranojmë një diktaturë që pengon të ardhmen europiane.

Nuk do të lejojmë ritmin e diktaturës së ringjallur”, bëri të ditur Duma.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.