AKTUALITET

Foto/ I ekzekutuari në Shkodër me precedent penal

13:17 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

32-vjeçari i ekzekutuar këtë të diel në Shkodër nuk është emër i panjohur për policinë. Gazeta Shqiptare mëson se Angjelin Shkambi ka qenë i arrestuar në 16 prill të këtij viti.




Ai dhe një grup prej 13 personash u arrestuan në prill të 2017 për kultivimin kanabisi. 32-vjeçari u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi “arrest me shtëpie”.

Ngjarja

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”. Sipas policisë, 32-vjeçari Angjelin Shkabmi është gjetur në makinë pa shenja jete.

Nga hetimet paraprake policia thotë se i riu është qëlluar me tre plumba pistolete brenda makinës tip “Benz” me targa AA 275 BF .

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.