Kryesore

Rama uron ‘Mirëmëngjesi’ me pamje të unazës së Jashtme të Tiranës, komentuesit: Po mbikalimet për njerëzit ku janë?

08:22 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar me ritualin e përditshëm, atë të urimit Mirëmëngjesi për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facbook”.




Numri një i Qeverisë, ka zgjedhur të postojë pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës, ku Rama ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i segmentit të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë.

“Vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë”, – ka bërë të ditur Rama.

POSTIMI I PLOTË

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë, ndërsa vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë, ju uroj një ditë të mbarë

 

Menjeherë pas këtij postimi të Ramës kanë vërshuar komentet nga ndjekësit e tij, ku krahas urimeve për punën që po bën, ata i shprehen edhe për hallet dhe shqetësimet që ata kanë. Ka nga ata që i kujtojnë se çfarë marrëveshje arrite me Greqinë, ndërsa i shtojnë pyetjen që veç toke për varre çfarë do të marrin gjë tjetër?

KOMENTET

Do ishte mir te na tregoje dicka ne lidhje me marrveshjet qe jan ber me greqin z. Rama… Pervec toke per varre a do marrin gjo tjeter ??!!

Po mbikalimet per njerezit ku jane??? Ca eshte kjo rruge jashte standartit..po sinjalistika horizontale ku eshte?

Mgjesi
Ore me grekun ça ujdish bere qe i lejove te ndertohen varret greke ktu

Mos harro të postosh edhe varrezat greke si arritje të qeverisë.

 

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.