Show-Bizz

Bulevardi Politik/ Ervin Bushati, foto në rrëmujë, e quan Ramën “shok banke”

11:45 - 20.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist, Ervin Bushati e ka marrë me qetësi seancën e rrëmujshme, ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku. Ai ka shkrepur një foto, ndërsa ishte i ulur në vendin e tij, në sallën e Kuvendit së bashku me kryeministrin Edi Rama e deputeten Elisa Spiropali.
Spiropali i ka sytë mbyllur, Rama as që e ka mendjen te “selfie” e Bushatit, por kjo s’e pengon këtë të fundit t’i quajë “shokë të një banke”. “Dita e fundit e parlamentit 2017”,-shkruan deputeti për seancën që u finalizua me zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku në një situatë tejet kritike e të pazakontë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.