LIFE STYLE

Konsumoni çajin e borzilokut kundër mungesës së hekurit

10:38 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut e njohur për vlerat ushqimore dhe mjekësore. Kjo bimë ka një shije delikate e të ëmbël, madje edhe pak djegëse, por më të butë se rigoni. Shumë prej varieteteve të borzilokut rriten për përdorim në kuzhinë ose për qëllime terapeutike. Çaji i borzilokut është një nga mrekullitë më të vlefshme që mund t’i kushtoni vetes në çdo stinë. Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve. Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme, që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira. Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat. Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitamine A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm. Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive. Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine, e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre. Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi. Për më tepër këto gjethe janë burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gramë gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.