LIFE STYLE

Si të luftoni gripin me propolis e hudhër

11.01.18 Gazeta Shqiptare

Ndodhemi në 3-javëshin e parë të sezonit të dimrit, e po përballemi me uljen e temperaturave në ambientet e jashtme dhe mbajtjen në vlera të larta të temperaturës në shtëpi. Pikërisht këto ndryshime temperaturash pëlqen edhe virusi i gripit, qoftë ai A, B apo C.

Më të shpeshtit janë virusi A dhe B që përhapen me rrugë ajrore nga njëri person te tjetri nëpërmjet teshtimave, prekjes së objekteve të përbashkëta, ose kollitja në ambientet publike. Këto janë mënyrat e përhapjes së gripit që me rrugët aspiratore hundë apo gojë, arrijnë në brendësi të alveolave të mushkërive, më pas hyjnë në kombinacion me to. Mbështjellja proteinike e viruseve, ngjiten në alveolën e mushkërive, hyjnë në bashkëpunim me qelizën e fillojnë ta shkatërrojnë.


Kjo periudhë inkubacioni që zgjat 24-72 orë shoqërohet me çrregullime fiziologjike, këputje trupore, rrjedhje hundësh, skuqje sysh etj. ky është momenti që njeriu duhet të kuptojë që virusi është i pranishëm në trupin e tij dhe pas 1-2 ditësh bëhet si një burim amplifikacioni e përhapet edhe te të tjerët. Ndërsa në trupin e të sëmurit fillon ajo “lufta” e brendshme fiziologjike e organizmit e i gjithë ky cikël zgjat 5, 7 apo 10 ditë. Por, nëse marrim masa mbrojtëse, ky cikël do të shkurtohet e shkalla e agresivitetit të virusit do të bjerë.


Parandalimi
Zgjidhja për parandalimin e gripit, ndodhet në kuzhinën tonë. Nëse njeriu konsumon 2-3 thelpinj hudhër në ditë, të shoqëruara me një gotë ujë, mund ta parandalojë më së miri prekjen nga virusi, ndërsa në moshat e vogla, përdoret 1 thelb hudhër në ditë. Vrasësit e këtyre viruseve janë rigoni e trumza, që përmbajnë disa elemente antibakteriale e antimykotike. Këto bimë mund t’i përdorim në gjellë apo në çaj e për fëmijët e vegjël gjysmë lugë kafeje me rigon është më se e mjaftueshme. Për të pasur epërsi ndaj virusit që mund të jetë zhvilluar e lufton leukocitet për të shumëzuar vetveten, mund të përdorim çaj me piper të zi, petat e arrës, karafil e kanellë. Kjo përzierje rrit rezistencën e organizmit dhe shton fuqinë goditëse ndaj viruseve.

Por më i fuqishmi është propolisi antimykotik, i cili nuk lejon inflamacion bajamesh, laringite dhe acarim të mushkërive. Në të kundërt rekomandojmë që në pak çaj apo ujë, të hedhim pak propolis për të minimizuar shijen paksa të hidhur. Ndërsa kur hasim vështirësi në frymëmarrje e bllokim hundësh te fëmijët, rekomandohet që të merret vaj dafine, e t’i vendoset te hunda, t’i hidhet një pikë në gojë e 2-3 pika në gjoks. Brenda 2 minutash rrugët respiratore do të jenë totalisht të zhbllokuara. Gjithashtu, duhet të përdoren shumë lëngje frutash, veçanërisht ai i limonit.


Temperatura e lartë
Në rastet kur fëmijët kanë temperaturë të lartë, rekomandohet që mos të shkohet direkt në spital. Ata mund të marrin një thelb hudhër, ta shtypin që t’i marrin lëngun e ta përziejnë me pak sodë buke e pak mjaltë e t’i lyejnë fëmijës bajamet. Nëse nuk e realizojnë dot këtu, t’i përgatisin një çaj me trëndafilin e egër, lulen e shtogut, pak lëvore shelgu apo limoni dhe aguliçë apo peta të arrës.

Pas kësaj i hedhim dhe 10 pika propolis, e ia japim fëmijës vazhdimisht duke e masazhuar me pak raki rrushi ku ke hedhur 1 apo 2 paracetamolë. Ky masazhim duhet të bëhet jo shumë afër reflektorit, e më pas ta mbështjellim mirë e t’i fshijmë djersët. Pas kësaj temperatura do të bjerë. Në rastet e fëmijëve alergjikë, duhet të kontrolloni gjuhën nëse ka myk apo bajamet mos janë të qelbëzuara. Nëse i pastrojmë gjuhën me sodë e hudhër, e trajtojmë me propolis e i japim pak çaj me disa bimë si trëndafil i egër, piper i zi, vaj dafine për të marrë rezultate të menjëhershme. Fëmijës në këto raste i është ulur rezistenca e duhet patjetër që të merret me aktivitet fizik.

Për uljen e temperaturës së lartë mund të përdoret edhe propolisi si dhe kompresat e ftohta me uthull molle në ballë, pasi kjo e fundit ka efekt të menjëhershëm.

Por nuk duhet të mjaftohemi me kaq, sepse duhet të marrë edhe vitaminën C nëpërmjet bimëve të ndryshme si çaj trëndafili, çaj mali, boronica etj. Ndërsa në rastet kur njeriu vuan nga bronkiti apo ndonjë inflamacion i mushkërive, duhet të përdoret dafinë dhe çaj mente për të eliminuar fillimisht mukozën e thatë dhe gërhitjen.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *