Media

FOTO/ Sokol Balla supersticioz? Ja çfarë bën në ditën e parë të punës!

11:37 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sokol Balla ka nisur tashmë zyrtarisht punën e tij të re si Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus, ku do të ketë edhe emisionin e tij politik.




Ka qenë vetë gazetari i njohur që ditën e tij të parë të punës së re ta ndajë me miqtë në Tëitter ku ka postuar një fotografi nga orët e vona.

Madje Balla duket të ketë qenë edhe supersticioz për një nisje sa më të mbarë të kësaj sfide aq sa ka evidentuar orën dhe datën e ditës së tij të parë të punës.

Po ashtu mësohet se ish-drejtuesi i ‘Top Story’ do të shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, në orën 21:00 të mbrëmjes. Emisioni që do të drejtojë do të jetë i natyrës politike, me të ftuar dhe debate në studio.

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur, por flitet se do të jetë pak a shumë një strukturë e njejtë me ‘Top Story’.

Kujtojmë se “Gazeta Shqiptare” raportoi ekskluzivisht lajmin e para për largimin e gazetarit të njohur nga ekrani i “Top Channel” për në “Vizion Plus”, që në momentin që ai po negocionte për detyrën e tij të re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.