Show-Bizz

Adi Krasta e thotë hapur: Ja kush është moderatori më i mirë për mua

14:59 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kthehet në televizion David Latterman-për mua drejtuesi televiziv më i mirë pas Johnny Carson”, ishte ky statusi që moderatori i njohur Adi Krasta ndau me ndjekësit e tij, shoqëruar dhe me foto ilustruese.




Ky është ndër postimet rralla të Krastës në prolet e tij zyrtare, pasi e pamë në skenën e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH në Pallatin e Kongreseve.

70 vjeçari David Michael Letterman është drejtues amerikan televiziv, komedian, shkrimtar dhe producent.

Ai drejtoi për 33 vite talk show-n e netëve të vona nga viti ‘80-të deri në 2015-ën. Sigurisht Latterman për Krastën vjen pas një prej presonaliteteve më të famshme televizive Johnny Carson, që njihet si drejtuesi “The Tonight Show” për 30 vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.