AKTUALITET

Gruaja me kancer bën kërkesën prekëse para Ramës: Në spital nuk ka ilaç

18:15 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kërkesë prekëse e një mësueseje të prekur me kancer, ka marrë vëmendjen në bashkëbisedimin që Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite me qytetarët në Rrëshen.




Zonja tha se është e prekur nga kanceri i gjirit dhe ka që në gusht që nuk merr dot mjekim me ilacin herceptinë, pasi nuk ka.

“Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3. Mua dhe gati 120 të tjerëve na thone s’ka ilace është i shtrenjtë, nuk dimë cfarë do bëhet me ju, më duket pak paradoks se cdo investim ka një kosto të lartë fatura dhe s’mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje. Një burokraci e paparë me orë të tëra në zyrën e informacionit, s’kam mundur ta takoj drejtorin e spitalit, nga kush ka frikë ky zotëri nga unë që jam një paciente që kam nevojë për të mbijetuar? Kam dyshime që ju mund të keni një realitet tjetër mbi tavolinë.” denoncoi gruaja në fjalë

Por shefi i qeverisë u përgjigj duke thënë se është në dijeni të problemit në fjalë duke shtuar se ky është një medikament shumë i shtrenjtë dhe se me fondin e ri do ketë më stabilitet.

“Kete vit nga njera ane kurimi do rifilloje djhe me planifikimin e ri do kemi stabilitet edhe me keto kurat qe jane te shtrenjta. Ky eshte rasti i 4 apo i 5 qe une degjoj dhe e njoh, nuk me shpeton gje”, iu pergjigj Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.