AKTUALITET

Historia/ Ish-dhëndri me ka rrëmbyer nipin

16:08 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senad NIKSHIQI/Ish-dhëndëri më ka rrëmbyer nipin. Akuza vjen nga Valentina Kola. Ajo ka treguar për Gazetën Shqiptare historinë e saj të dhimbshme, ndërsa mes lotësh kërkon nipin.




Pas martës, vajza e saj ka sjellë në jetë dy djem. Por vështirësitë e jetës kanë bërë që ajo të ndahet nga bashkëshorti. Me vendim gjykate, djali i madh i ka kaluar në kujdestari babait, ndërsa djali i vogël nënës.

Vajza e Valentinës ka emigruar drejt Francës, ndërsa djali i vogël qëndronte në shtëpinë e gjyshërve në Vaun e Dejës për të ndjekur shkollën.  Kur Valentina shkoi për të marrë të voglin nga shkolla i thanë që e kishte marrë i ati.

Valentina akuzon ish dhëndrin se ka grabitur djalin e vogël dhe se për këtë nuk ka asnjë të drejtë.

Akuza ajo ka dhe për Policinë e Shtetit, që thotë se i kanë kërkuar lekë për të zgjidhur këtë problem. Ndodhur në këtë situatë ajo ka kërkuar ndihmë tek Gazeta Shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.