Kryesore

Rama sulmoi LSI, vjen përgjigja e Kryemadhit: Ju tregoj frikën e tij më të madhe

18:57 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e LSI-së pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama këtë të shtunë në Lezhë.




Është kryetarja Monika Kryemadhi e cila përmes një postimi në Facebook, thotë se Rama e ka shpallur LSI-në “armike” me shpresën se do të fitojë ndonjë votë.

Sipas Kryemadhit, frika më e madhe e Ramës është simboli i çizmes dhe se nuk pranon turpin e tij më të madh, që sipas saj është kanabizimi i vendit.

Shefi i qeverisë edhe një herë tjetër ditën e sotme, drejtori gishtin e fajit për nga ndarja e pushtetit si plaçkë, si shkak për gjendjen e administratës, duke nënkuptuar nëpunësit e LSI-së

Statusi i plotë:

Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.