Aktualitet

Shkodra “nën pushtetin” e gjobvënësve dhe historia e Kullajt që ju bë atentat

20:02 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare

Historia e gjobave ndaj tregtareve ne Shkodër, i ngjason asaj të Amerikës së shekullit 19 kur bizneset e vogla paguanin gjoba mafias Italiane. Duke dhënë haraçin, tregtarë të zonave të influencës së grupeve kriminale mbroheshin nga këta të fundit.

Edhe shpërthimi i kësaj të shtune në Shkodër është një nga hallkat e një zinxhiri të gjatë të përplasjeve mes grupeve rivale të mafias së gjobave në Shkodër.

Zanafilla mendohet se është që pas vitit 1997 kur në Shkodër denoncohen rastet e para. Ai që nuk paguante torturohej ose vritej nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Duke tërhequr nje gjobe 15 apo 20 mije lek te vjetra në dukje një shifër qesharake, por nëse 100-fishohet, atëherë shuma është e mjaftueshme per te shuar oreksin mujor te pjesëtarëve te grupit mafioz.

Familjet mafioze kane kontroll mbi territore te caktuara dhe shpesh lufta per këto territore ka sjelle përplasje mes tyre deri viktima.

Lulzim Kullajt sot ju be nje atentat ku nje shperthim prej 500 grame tritoli shpertheu ne motorcikleten e tij prane disa bizneseve te tij ne lagjen “Rus”, duke lene ate te plagosur rende, dhe 7 persona te tjere te lenduar.

Lulzim Kullaj ne zonën e Rusit u shfaq pas vitit 1997 dhe nëpërmjet kërcënimeve do te detyronte shume prej tregtarëve te mbyllnin bizneset e madje te linin Shkodrën.

Në skedarët e policisë, ai rezulton si personi që per shume vite mbajti nen kontroll zonën tregtare te Rusit,  duke bashkëpunuar dhe me grupet e reja kriminale qe operonin.

Por deri më tani policia ka goditur vetëm njërin prej tyre. Në mars të vitit të kaluar, policia shkatërroi një bandë të përbërë prej 7 anëtarësh.

Sipas Prokurorisë, ata kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales dhe të Rrugës së Gjerë të Kirasit.

Sipas akuzës, anëtarët e grupit në çdo fund muaji merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 deri në 3000 lekë, ndërsa numri i atyre që detyroheshin të paguanin ishte mjaft i lartë. /Vizion+

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *