Kryesore

VIDEO/ Rama tregon denoncimin e emigrantit dhe paralajmëron: Kush i pengoi ëndrrën…

17:17 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrëshen këtë të shtunë ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për platformën shqiperiaqeduam.al.




Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi vullnetin e qeverisë që ai drejton për të pastruar administratën nga të ashtuquajtur “parazitë” dhe të “korruptuar”.

Për të ja arritur kësaj, Rama ftoi të gjithë qytetarët që të bëjnë denoncimet e tyre, nëse nuk marrin shërbimin që meritojnë nga administrata.

Për ta ilutruar këtë, shefi i qeverisë solli në vëmendje shembullin e një emigranti, teksa paralajmëroi që nëpunësi që shkel ligjin do të ndëshkohet, pavarësisht bindjes politike.

“Meqë ra fjala për ALUIZNI-n, një emigrant, është një informacion që më mbeti në mendje nga pasqyra e raportit të bashkëqeverisjes, një emigrant që s’është fare në Shqiperi kishte 3 vjet që kërkonte te merrte legalizimin e shtëpisë dhe kjo u faktua nga verifikimet e dokumentacionit, mori për 10 ditë jo përgjigjen që do ta shofi por legalizimin, por edhe kush është përgjegjësi do iki nga puna, le të jetë socialisti më i flaktë, flaka e atij që i pengon endrren emigrantit te legalizoje shtepine e tij, nuk i duhet PS, le të shkojë ta përdorë ata flakë që i thonë vetes socialistë në TV” tha Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.