AKTUALITET

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në Shkodër ndodhi kur drejtori i policisë po mbante fjalim

15:44 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në drejtoritë e policive të çdo qarku është festuar 105 vjetori i Policisë Shqiptare.  Edhe në Shkodër po mbahej ceremonia e rastit. Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.




Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren.

 Ora 10:30  (13 janar 2018) një sasi tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona. Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi  ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht  policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv, shkruan Ora News.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.  Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.