Gazetari Roland Qafoku në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, është përpjekur të vizatojë skenën e krimit të Mehmet Shehut. Përmes një sërë argumentesh, ai ka hedhur poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes së Shehut. Qafoku ka renditur 10 provat e forta që nga urdhri për të mos kryer autopsinë, deri te vendosja e syzeve, ku sipas tij vërtetojnë se atë e kanë vrarë.
PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN
Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë.
- Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”
- Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.
- Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.
- Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës
- Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.
- Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.
- Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohë- sisht të ushqehet mirë.
- Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.
- Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.
- Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.