Show-Bizz

E bija u përdhunua 12-vjeç, nëna e Eliza Dushkut e penduar rëndë: Edhe unë kisha frikë…

10:21 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare tronditi me një deklaratë të fortë ditën e djeshme. Për herë të parë ajo tregoi se ishte abuzuar seksualisht kur ishte 12 vjeçe nga një koordinator i dublantëve në film, Joel Kraner.




Menjëherë pas dëshmisë së saj, kanë vërshuar komentet, ku në qendër të kritikave është vënë nëna e saj. Kjo nisur nga fakti se Eliza u shpreh se i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur, por nuk kishte marrë asnjë ndihmë prej saj.

Nëna e saj Judith ka reaguar lidhur me këtë ngjarje në postimin e Elizës, teksa shkruan: “E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë.

Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur, sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i ka kthyer përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte. “Falënderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.