BOTA

Mrekullitë ekzistojnë. Vogëlushja lindi vetëm 400 gram por arriti të mbijetonte

13:53 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga foshnjat më të vogla në botë që ndonjëherë mbijeton, më në fund po shkon në shtëpi,  pasi ka kaluar gjashtë muajt e parë të jetës së saj në spital.




Vogëlushja Manushi peshonte vetëm 400 gramë kur ajo lindi 12 javë para kohe, pasi mamaja filloi të vuante nga ndërlikimet që kishin të bënin me shtatzëninë.

E lindur më 15 qershor në Rajasthan të Indisë, vogëlushja kishte probleme me frymëmarrjen, përpos organeve të pazhvilluara.

Mjekët nuk kishin shpresë se ajo mund të mbijetonte, por vogëlushja  u dëshmoi të kundërtën.

Ajo është foshnja e parë premature më e vogël që mbijeton në Azi, duke filluar të shtojë në peshë.

Mamaja e Manushi, Seeta, 48 vjeç, tha se mbijetesa e vajzës është një mrekulli: “Ajo vetëm lufton dhe lufton dhe lufton kundër gjithçka, por ajo ia ka dalë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.