AKTUALITET

Tritoli në Shkodër, banorët: U tmerruam, pamë një të plagosur që po e tërhiqnin zvarrë

09:13 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërthimi me eksploziv, i cili nuk kurseu as kalimtarët e rastit ka tronditur banorët e qytetit të Shkodrës. Pas ngjarjes në lagjen “Rus”, shumë qytetarë thanë se janë tmerruar nga ajo që ndodhi e që mund të shkaktonte tragjedi, pasi zona ku ndodhi ngjarja është shumë e populluar. Por, ata që kanë përjetuar më shumë tronditjen janë tregtarët e Zdrales dhe banorët e lagjes në fjalë. Një grua u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, se po e tërhiqnin zvarrë një të plagosur.




“Unë kam qenë këtu duke shitur, kur dëgjova shpërthimin. Ishte shumë i fuqishëm. Në atë moment nuk kam parë askënd, madje nuk po kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Fillimisht, mendova se ishte shpërthim i bombolës të gazit, por më pas mësova se paska qenë tritol.

U tmerrova, sepse mendova se mund të ketë persona të dëmtuar rëndë. Kam parë një grua që e tërhoqën zvarrë dhe e dërguan me shpejtësi në spital. Kishte edhe të dëmtuar të tjerë. Të gjithë që ishim këtu u trembëm. Pastaj në pak sekonda kanë ardhur shumë policë këtu. Në atë moment kishte shumë persona në lëvizje. Më vjen keq për ata që janë plagosur, pasi dy prej tyre i njoh.

Shpresoj të jenë mirë dhe kjo ngjarja të zbardhet sa më shpejt”, pohoi gruaja. Ndërsa, një banor tjetër tregoi me detaje për “GSH” momentin kur ndodhi shpërthimi.

 

Çfarë po bënit kur ndodhi shpërthimi?

Kam qenë me shpinë kur dëgjova shpërthimin. Pashë se xhamat e dyqanit u bënë copë-copë.

A patë njeri të dyshuar?

Absolutisht nuk dimë gjë, pasi në atë kohë kishte shumë njerëz duke kaluar rrugës.

A patët frikë kur dëgjuat shpërthimin?

Boll patëm frikë, si nuk patëm, sa na kapur zemra, gjunjët nuk po na mbajnë.

A i patë të plagosurit?

Kemi parë një, që e kanë tërhequr zvarrë se nga e çoi ambulanca s’dimë gjë.

A keni pësuar gjë?

Unë e kam shtëpinë më larg, por u dëgjua shpërthimi. Erdha të shikoja një shok që është këtu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.