AKTUALITET

Si “Big Brother”, 60 milionë lekë për kamera dhe…

13:39 - 19.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Big Brother” do të jetë kryeqyteti, por jo vetëm… Ministria e Brendshme gjatë këtij vitit do të shpenzojë mbi 60 milionë lekë për blerjet në funksion të rritjes së sigurisë publike.




Rreth 80% e këtij fondi do të shkojë për pajisjet e përgjimit ku përfshihen ato për policinë shkencore dhe kriminale, shtimi i serverave si edhe mjete lundruese për drejtorinë kufitare bregdetare.

Në këtë kuadër Ministria e Brendshme ka rritur vëmendjen ndaj policisë duke rritur buxhetin, ku vetëm për gardën fondi është dyfishuar.

Buxheti i akorduar nga qeveria për këtë institucion, për vitin 2018, kap vlerën prej 21.1 miliardë lekësh , buxhet i cili shënon një rritje prej 8.4% krahasuar një vit më parë .

Lidhur me buxhetin, ministri Fatmir Xhafaj ka deklaruar më herët se përveç këtij ka edhe fonde shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilat do të investohen në teknologji dhe në asistencë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.