BLUETOOTH

Faton Shoshi: Ndarja nga Era i përket të shkuarës. Një yll i ri do të lindë

12:55 - 20.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj-Shumë zhurmë është bërë lart e poshtë për ndarjen e menaxherit të këngëtarit të njohur kosovar, Ledri Vula me Era Istrefin, në atë kohë edhe menaxheri i saj. Por pas kësaj ndarjeje, Faton Shoshi nuk ka ndërmend të ndalet.




Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Fatoni na tregon se është duke ardhur me bashkëpunime të reja. Janë duke punuar për albumin e ri të Ledri Vulës si edhe surprizat që rezervon për 2018-ën.

Kush është ylli i radhës që do zërë vendin e Erës? Po surpriza që rezervon Ledri për fansat së shpejti? Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

A ka ndonjë bashkëpunim të rëndësishëm së shpejti?
Po, do të kemi projekte të reja. Jam i bindur që do të jetë një vit plot me suksese për ne. Do të kemi bashkëpunime të reja, të cilat do të mbeten surprizë për momentin. Po ashtu, këtë vit Ledri pritet të ketë një surprizë për fansat, pasi që pritet publikimi i albumit të tij.

Ju jeni duke u marrë me diçka të re pas shkëputjes së bashkëpunimit me Era Istrefin?
Sigurisht që po, unë nuk ndalem asnjëherë. Jam në negociata me shumë artistë. Publiku gjithmonë pret nga ne dhe ne nuk i zhgënjejmë ata asnjëherë. Një gjë mund t’ua them, suksesin e kanë të garantuar.

Kë keni marrë në vend të Erës?
Ende s’kemi vendosur se kë ta marrim në vend të Erës. Për këtë konsultohem me producentin që bashkëpunoj vazhdimisht, Big Bang. Ky është personi më i afërt me të cilin i diskutoj këto çështje, sepse e konsideroj si bashkëpunëtor shumë të afërt timin. Mendoj se shpejt do të diskutojmë këtë dhe do të vendosim.

Mund të më thoni emrin e ndonjë artisti/je të huaj ose edhe shqiptar që pritet të sillni një “boom” me një këngë të re?
Ta lëmë surprizë. Ende nuk i kemi finalizuar definitivisht.

Si do të titullohet albumi të Ledrit?
Ende nuk kemi vendosur përfundimisht për emrin, sepse jemi marrë me pjesën e bashkëpunimeve me shumicën e artistëve më të mirë shqiptarë.

Kur pritet të performojë së shpejti Ledri? A do ketë ndonjë surprizë?
Ledri do të performojë me Rita Orën në natën e pavarësisë për 10-vjetorin e Kosovës, në 17 shkurt.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.