Kryesore

21 janari, Rama: Drejtësia po vjen, të korruptuarit po shkatërrohen

11:39 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha që të dënohen ata që shkaktuan 4 viktimat e 21 janarit.  7 vite nga protesta e dhunshme e opozitës së atëhershme në 21 janar të 2011, Edi Rama në takim me familjarët e tyre si gjithmonë lëshoi akuza të forta ndaj drejtësisë për këtë çështje.




Ka pasur një boshllëk të drejtësisë. 21 janari është kthyer në një dëshmitar i pafuqisë çerek shekullore pranë murit qorr të drejtësisë së tredhur nga krimi e korrupsioni. Koha ikën e drejtësia vonon. 21 janari vjen për mua në një vigjilje që ka sëkëlldi. Sapo takohem me familjarët, ju të dashur miq të mirë e të nderuar rishfaqeni mes nesh me provën se nuk e humbisni durimin. Një botë e tërë ka nisur të shkatërrohet, pallati i drejtësisë së korruptuar. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë”.

Kryeministri deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë shumë shpejt frytet e saj.

Drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën. Çerekshekulli padrejtësi janë shumë, por nuk janë shumë për një komb që nuk ka pasur kurrë shtet të së drejtës dhe institucione demokratike. Gjërat po ndryshojnë në drejtimin e duhur. Reforma në drejtësi ishte utopi, por sot reforma në drejtësi ka kaluar, ethet e frikës nga ndëshkimi i kanë kapur të pushtetshmit. Në shkurt, me siguri, do të nisë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng drejtësinë për kaq shumë vite. Duhet të ishte bërë me kohë, por nuk u bë dhe kush nuk e bëri me kohë sot kërcënon të marrë peng Shqipërinë si të tërë, duke e ndaluar të ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE”, tha Rama.

Për ngjarjet e 21 Janarit Gjykata e Apelit shpalli fajtor për “vrasje nga pakujdesia”, në tetor të vitit 2013, ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe oficerin e njësisë special Agim Llupo.

Dënimi për ta ishte 1 vit burg për Prendin dhe 3 vite për Llupon.  Më parë gjykata e Tiranës i kishte shpallur të pafajshëm, ndërsa prokuroria kishte kërkuar respektiviosht 23 dhe 25 vite burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.