BOTA

Vendimin e ri i Brukselit, po planifikohet pranimi i 6 vendeve të tjera në BE

21:18 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brukseli po vazhdon me planet për të zgjeruar Bashkimin Evropian duke caktuar një datë për pranimin e disa vendeve të Ballkanit, shkruan e përditshmja britanike ‘Express’.




Zyrtarët e BE-së pritet të bien dakord që viti 2025 të jetë afati për fillimin e procesit që Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina t’i bashkohen bllokut dhe ndërkohë kanë nisur një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar procesin.

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn thotë se lëvizja e bllokut për përshpejtimin e procesit të zgjerimit është nxitur nga ndikimi i Rusisë, kriza e emigrantëve, regjimi autoritar i Turqisë dhe dëshira për të forcuar integritetin evropian pas votës pro Brexit të britanikëve.

Sipas Komisionerit Hahn, procesi i zgjerimit të BE-së është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon. Sidoqoftë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë kushtet e anëtarsimit të BE-së.

Sistemet e tyre ligjore dhe bankare janë të dobëta dhe të ardhurat e tyre janë shumë të ulëta në krahasim me të ardhurat e vendeve në Eurozonë.

Një samit special për Ballkanin do mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë në muajin maj ndërsa qeveria britanike do organizojë një samit për vendet e rajonit në muajin korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.