Horoskopi

Horoskopi i datës 22 Janar 2018

07:13 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëse do kishit më tepër kohë për t’i bërë të gjitha, çdo gjë do shkonte shumë mirë, me harmoninë Diell-Hënë dhe mbështetjen e Venusit. Rikuperoni momentet e çmuara që keni humbur, me vendosmërinë që ju karakterizon gjithmonë.

Java juaj do fillojë pa lëvdata, edhe pse keni zbuluar se nuk jeni ftuar në një festë që e kishit shumë për zemër. Kërkoni menjëherë shpjegime, por duke shmangur grindjet e kota. Reagoni me mënyrën tuaj dhe e vërteta do zbulohet shumë shpejt.

Kalimi i Hënës në një shenjë të zjarrit është ajo që duhet për të rifilluar të gjitha aktivitetet e lëna përgjysmë. Në dashuri mund të bëni më shumë, ka ardhur koha të merrni parasysh disa kërkesa interesante.

Jeni shumë kokëfortë për të pranuar se keni gabuar, do përballeni me një realitet të ashpër të fakteve dhe do kuptoni se është mirë të dëgjoni edhe të tjerët nganjëherë. Do tregoni se jeni më të zgjuar nëse ndryshoni drejtim.

Nuk keni asnjë moment për të humbur nëse dëshironi të ndërmerrni ndonjë iniciativë interesante nga pikëpamja profesioniste. Keni një imagjinatë fantastike dhe nuk do jetë shumë e vështirë të konkretizoni idetë tuaja.

Përfitoni nga një moment i lirë për të realizuar diçka që duhet ta kishit mbyllur me kohë. Ka ardhur koha të lini pas dore shqetësimet e kota dhe të pabaza. Si gjithmonë do përpiqeni të jeni në rregull me të gjithë.

Nuk është e mundur të mbani anën e të gjithëve, edhe pse bëni të pamundurën të arrini një kompromis të mirë. Kundërshtari juaj është shumë këmbëngulës. Ndihma e një mikut tuaj të vjetër në momentin e duhur do jetë shumë e çmuar.

Të zgjoheni herët nuk do jetë problem, duke parë energjinë që keni dhe mbështetjen e trekëndëshit Hënë-Mars. Keni shumë projekte përpara dhe eksperienca juaj do ju udhëheqë në drejtimin e duhur për t’i përmbyllur me sukses.

Keni një pamje tërheqëse, falë mbështetjes së Hënës tek Dashi. Tani nuk duhet të bëni asgjë tjetër veçse të veproni me kujdes në ambientin e duhur! Nëse aspironi për diçka më të mirë në vendin e punës, duhet të filloni të bini në sy më shumë tek eprorët tuaj.

Jo të gjitha përpjekjet shpërblehen dhe për faj të Hënës në mosmarrëveshje me Saturnin, këtë herë me sa duket keni humbur kohën e çmuar për një projekt shumë ambicioz. Nuk është shumë problem të rifilloni nga e para nëse keni akoma kohë në dispozicion.

Me Hënën në kënd me Venusin keni shanse të shkëlqyera për t’i bërë përshtypje të dashurit tuaj, edhe pse jeni me të vërtetë në një formë fantastike! Mos kaloni shumë kohë para pasqyrës. Ajo që ka rëndësi është drita e brendshme që ju bën kaq të dëshiruar.

 

Jeni të qetë dhe të çlodhur falë mbështetjes së Hënës dhe Marsit dhe buzëqeshja mahnitëse që keni flet shumë qartë. Jeni më shumë optimistë se zakonisht dhe të gatshëm t’i jepni zgjidhje një situate shumë të ndërlikuar në punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.