Horoskopi

Horoskopi i datës 23 Janar 2018

23:14 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Merrini vendimet duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur reagimet gjaknxehta. Duhet patjetër të tregoheni të kujdesshëm. Nëse do t’ia lejoni, një familjar do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë. Mos lini që kjo mundësi t’ju ikë. Përfitoni.

Dashuria do t’ju godasë në mënyrë të parezistueshme, thellësisht, ndoshta edhe pak në mënyrë të mistershme, por e sigurt që do të jetë një përvojë e këndshme. Në punë bëni bilancin dhe verifikoni nëse jeni duke bërë atë që doni. Kërkoni gjithmonë të ndiheni mirë.

Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Venusi do të jetë pak dinak ndaj jush, dhe sot do të keni si situata pozitive ashtu edhe kokëçarje të vogla.

Bashkëveprimi i Plutonit, Uranit dhe Venusit ju favorizon që të rinovoni disa gjëra në fushën e dashurisë, për të vendosur më shumë mirëkuptim me partnerin. Hëna mike u shtyn të ëndërroni, por mbajini sytë hapur kur vjen puna për bazën materiale.

Me pozitivitetin e tyre Dielli dhe Hëna ju mbështesin për të pasur një ditë të mbarë. Do të dini të përballeni me qetësi me çdo rrethanë. Dita e sotme do të karakterizohet nga entuziazmi, falë edhe perspektivave të mira që parashikohen.

Po jetoni një histori të bukur dashurie ndaj bëni kujdes për të mos e ndërlikuar çka është e thjeshtë. Kush është beqar ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë për të medituar mbi zgjedhjet e juaja më të fundme.

Këtë ditë, me ogurin e mirë nga bashkëveprimi i Uranit, Saturnit, Jupiterit dhe Plutonit, do të përjetoni gjëra të reja pozitive në fushën e dashurisë. Keni nevojë të ndryshoni, të bëni gjëra të reja, të sillni ndryshime të frytshme në ekzistencën e juaj.

Mësoni të vëzhgoni dhe do të zbuloni se jeta në çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore pasi jeni shumë të ndjeshëm ndaj gjendjen emocionale të atyre që ju rrethojnë.

Me mbështetjen që keni nga Urani nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por kjo nuk përbën problem. Në jetën në çift, Jupiteri do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

Për shkak të planetëve që janë shumë tekanjozë ndaj jush, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërkaq duke pasur qeni nën ndikimin e theksuar Uranit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

Bashkëveprimi i Marsit me Venusin ju dhuron energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Saturni ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh: rezultatet nuk do të vonojnë.

 

Me Plutonin që ju mbështet, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Plutoni bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.