Nostalgji

Topalli ‘Jacki Kennedy’ shqiptare. Princ Leka, një djalë i bindur

14:00 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Topalli ‘Jacki Kennedy’ shqiptare. Princ Leka, një djalë i bindur




Topalli ‘Jacki Kennedy’ shqiptare

E veshur me stilin Jackie Kennedy, kryeparlamentarja Jozefina Topalli sërish spikat ndër politikanet e veshura me shije. Një kostum tërësiht veror, ngjyrë bojëqielli i ka shtuar hijeshinë e një gruaje të fortë dhe drejtuese. Pavarësisht postit të kryetares së parlamentit, zonja Topalli nuk kursen buzëqeshjet dhe dashamirësinë për këdo që e ndalon në rrugë. Kjo nuk është hera e parë që ajo bie ne sy për veshjen e zgjedhur dhe femërore. Kujtojme se stili i kryetares sonë është i ngjashëm me atë të ish-zonjës së parë amerikane, kostum me xhaketë dhe fund ose pantallona

Princ Leka, një djalë i bindur

Shtypi rozë e ka shenjestruar Princin shqiptar për shoqërimin e tij me vajza të bukura. Por paparacëve nuk u ka shpëtuar nga fokusi as jeta e tij si pinjoll i familjes mbretërore apo një djalë tepër i ri dhe me shumë përgjegjësi sic është posti i këshilltarit të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Mosha dhe eksperienca e bën atë të jetë i ‘dëgjueshëm’ ndaj këshillave të të atit Leka I. Teksa ky i fundit i thotë diçka në fshehtësi, Princi e dëgjon me kureshtje dhe vëmendje, duke treguar bindje ndaj këshillave të babait të tij.

Ky shkrim u botua më 6 shtator 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.