BOTA

Udhëheqësi i Filipineve: Nëse bëhem diktator më vrisni

18:52 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësi i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë deklaratën e radhës kontraverse, duke deklaruar se udhëzonte të zbatohej ligji për ta qëlluar për vdekje atë, nëse ndonjëherë ndjek ambiciet diktatoriale dhe qëndron në pushtet më shumë se sa lejon kushtetuta.




“Nëse unë mbaroj dhe dëshiroj të bëhem diktator, më gjuaj, nuk po bëj shaka”, tha presidenti të hënën.

“Nëse e zgjas afatin tim edhe për vetëm një ditë, tani po kërkoj nga Forcat e Armatosura të Filipineve dhe Policisë Kombëtare të Filipineve që të mos më lejojnë mua apo këdo tjetër të biem  ndesh me kushtetutën“, paralajmëroi Duterte.

Është një “detyrë solemne” e ushtrisë dhe policisë për të mbrojtur kushtetutën, e cila përcakton një mandat gjashtëvjeçar të vetëm presidencial.

Është puna juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe për të mbrojtur popullin“, tha Duterte. Presidenti tha se ushtarët lejohen të përdorin të gjitha municionet e tyre për ta hequr atë nëse është e nevojshme, raportoi Rappler.

Teksa mandati i tij si president i vendit skadon në vitin 2022, Duterte më parë shpërndau spekulime sipas të cilave do të ndryshonte Kushtetutën e vendit në mënyrë që të siguronte një mandat të dytë presidencial.

“Mos kini frikë nga diktatura. Nuk jam duke synuar për të. Unë nuk e kërkoj [dhe] nuk më pëlqen”, tha Duterte në atë kohë, pasi u bëri thirrje ligjvënësve të shkurtojnë fuqitë e zyrtarëve qeveritarë.

Për të provuar se ai nuk do të kishte shqetësime për heqjen dorë nga detyra, Duterte ka premtuar më parë se do të japë dorëheqjen në kushte të ndryshme, përfshirë nëse fëmijët e tij do të përfshiheshin në korrupsion, ose nëse organizatat e të drejtave të njeriut gjetën prova për vrasje të sanksionuara nga shteti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.