AKTUALITET

Vrasja e studentes, ja çfarë u gjet në telefonin e Arielës

21:53 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si rrodhi ngjarja dhe se çfarë flasin hetimet paraprake për vrasjen e Ariela Murataj.




Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes Aldison Belulaj  dhe Ariela Murataj ka pasur kontakte, javëve  të fundmi kanë qenë më të agravuara.

“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë  në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Por ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të  agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, tha gazetarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.