EKONOMI

94 milionë euro fond nga BE, ja si mund të përfitojnë fermerët

17:41 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brenda muajit qershor Shqipëria do të lëvrojë fondet e BE për subvencionin e bujqësisë të cilat në total kapin vlerën e 94 mln eurove. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi orientoi fermerët sesi mund të përfitojnë nga ky fond.




Mbështetje financiare do të ketë për disa kategori midis të cilave fermat si dhe sektorët e përpunimit të mishit, fruta-perimeve, verës si dhe siguria ushqimore.

E një programi financimi prej 94 mln euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Fermerët, agropërpunuesit të cilët kanë projekte të ngelura në pritje për shkak të mungesës së financimeve të nevojshme të bëhen gati, të hartojnë planet e biznesit, të kontraktojnë konsulentë.

Rreth 70% e investimeve në fermë mbulohen me grant nga ky program. Ndërkohë 65% marrin fermerët e rinj.

Përfitimet e fermerëve nga subvencionet kanë qenë shumë të pakta si rezultat i procedurave të komplikuara. Nisur nga kjo këtë vit parashikohet të ndiqet një procedurë e re e cila lehtëson mundësinë për të aplikuar.

Shpesh herë sa i përket subvencioneve në sektorin e bujqësisë ka pasur akuza për abuzime si nga fermerët dhe nga opozita”,- u shpreh Peleshi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.