EKONOMI

BB dhe BE: Kujdes me shpenzimet dhe detyrimet e prapambetura

11:45 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Monitorim më i madh për investimet publike dhe kryesisht në krijimin e detyrimeve të prapambetura.




Këto janë dy fushat që thekson në raportin mbi vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhënies financiare për Shqipërinë, bërë nga Banka Botërore dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Menaxhere e Zyrës së BB për Shqipërinë, Maryam Salim, u shpreh se menaxhimi më i mirë i fondeve publike do të sjellë edhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Shqipëria duhet të shohë me vëmendje menaxhimin e investimeve, lidhjen mes buxhetit dhe strategjive sektoriale si dhe të monitorojë më mirë njësitë jobuxhetore. Janë këto, disa prej propozimeve që ka bërë Banka Botërore në Raportin mbi Vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhënies financiare për Shqipërinë (PEFA).

Ky raport i kërkuar nga autoritetet shqiptare u prezantua dje gjatë një aktiviteti ku morën pjesë zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi; menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Mar-yam Salim; kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin Europian në Shqipëri, Mario Mariani; ekspertë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, INSTAT-i, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Agjencitë e prokurimeve, ministritë e linjës, partnerë për zhvillim, shoqata të biznesit dhe shoqërisë civile.

“Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët”, tha Maryam Salim, menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë gjatë aktivitetit.

Raporti

Raporti PEFA vlerëson se pavarësisht hapësirave të nevojshme për përmirësim gjatë viteve të fundit, është bërë progres në disa aspekte siç eshë besueshmëria e buxhetit, elementë të transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet. Një pikë e rëndësishme e këtij vlerësimi është inkurajimi për një rol më të fortë të Parlamentit si institucioni kryesor i llogaridhënies, ndërkohe që edhe forcimi i auditimit është i rëndësishëm.

Ky është vlerësimi i tretë PEFA për Shqipërinë në nivel kombëtar.

I kryer me kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e qeverisë, ky vlerësim përfaqëson një proces të gjerë, që u udhëhoq nga ekipi i ekspertëve të Bankës Botë-rore. Vlerësimi kishte si objektiv të mbështeste, gjithashtu përditësimin e stra-tegjisë ekzistuese të Reformës për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020, si dhe të ofronte gjetje për rishikimin afatmesëm të strategjisë dhe një sistem matës së performancës së këtyre reformave në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.