AKTUALITET

Dalin dokumentet/ Rovena Gashi kërkoi përjashtimin e kandidatit për KLP, Kuvendi “fshehu” vendimin

15:52 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike denoncoi këtë të martë një pjesë të kandidatëve të miratuar nga mazhoranca për të qenë pjesë e organeve të Vettingut në KLP e KLGJ, të cilët rezultojnë nga të dënuar, e deri në ish-sigurimsa të shtetit.




Mes tyre është edhe Altin Hazizaj, kandidati i shoqërisë civile që u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili rezulton të jetë dënuar me vendim gjykate, të cilin ai e ka mohuar në formularin e vetëdeklarimit.

Nga materialet e bëra publike nga PD, vihet re se ky konstatim është bërë që më 26 korrik 2017, dhe mban firmën e Rovena Gashit, prokurores që u shkarkua nga Kryeprokurorja Arta Marku, nga detyra e shefes së Task-forcës së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por sipas Partisë Demokratike, dokumenti në të cilin Prokuroria evidenton precendetët penalë të Hazizaj në 1996, nuk i është bërë i ditur Kuvendit.

Nga ana e saj, organi i Akuzës nënvizon se Hazizaj duhet të përjashtohet nga çdo lloj kandidimi apo emërimi, pasi nuk ka vetëdeklaruar dënimin.

ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3 ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1 ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2 ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2_copy ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1_copy ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3_copy ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2_copy_copy_copy ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1_copy_copy ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3_copy_copy
<
>

“Altin Hazizaj ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.  Subjekti me vendimin nr. 603 datë 24.07.1996 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik

Megjithëse dënimi me gjobë nuk përfshihet në fushën e ndalimit të ushtrimit të funksionit sipas nenit 2 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, por sa rezulton më sipër, subjekti nuk ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë në formular edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Ai i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj”. Fakti që në formular, nuk është pasqyruar  asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me, vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e bën këtë subjekt, të përfshihet në kushtet e ndalimit duke passjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka verifikuar vërtetësinë e formularit të vetëdeklarimit të Altin Hazizajt.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.