Kryesore

PD denoncon shkeljet: Kandidon në KLP bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin ‘telefoni’

14:03 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të martë, shkeljet ligjore që po bën mazhoranca me kandidatët e kualifikuar për organet e Vettingut, KLP dhe KLGJ.




Në një konferencë për mediat, ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka treguar me emra dhe me vendime gjykate, se si një nga kandidatët madje rezulton i dënuar me vendim gjykate për kryerjen e një vepre penale.

“Kandidati per anetar ne Keshillin e Larte Gjyqesor, nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Sipas dëshmisë së gjendjes gjyqësore rezulton se Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Ky është kriter që parashikohet në ligjin e përzgjedhjes në sistemet e drejtësisë. Dokumenti nga sekrori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne Kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme”, tha Bardhi.

Më tej Bardhi vijoi denoncimet me një tjetër kandidat, për të cilin tha se edhe “ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën”.

“Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”. Ky fakt nuk është provuar vetëm nga ky dokument, por në 1996 ka pasur një komision të integritetit të individëve dhe këtu kemi vendimin e komisionit Mezini ku është provuar që Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnje”, vijoi Bardhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.