AKTUALITET

Helmohen 5 nxënës në Durrës, reagon ministria e Arsimit: Kjo është arsyeja

15:34 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas helmimit të 5 nxënësve në shkollën 9-vjecare ‘Eftali Koci’ të Durrësit, ka reaguar ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.




Sipas deklaratës së ministrisë, nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar kanë ndier shqetësime.

 “Dje nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar nuk janë ndier mirë. Të 5 fëmijët janë dërguar për kontroll në spital nga drejtori i shkollës. U njoftua ISHP për ngjarjen dhe policia bashkiake për largimin e ambulantëve. Sot fëmijët zhvilluan mësimin normalisht në shkollën e tyre”- thuhet në reagimin e MASR.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.01.2018, shtetasit L.R, K.N, L.L, F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 11, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.