AKTUALITET

Kirurgu vjen nga Italia dhe i shkruan Ramës: Kam mbi 6 muaj kërkoj punë, por ma mbyllin derën

13:12 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mjek, kirurg specialist, i diplomuar jashtë vendit, i ka shprehur shqetësimin e tij Kryeministrit Edi Rama lidhur me peripecitë që po kalon për të gjetur një vend pune.




Remi Likaj, këtë e ka bërë përmes një komenti në faqen e Kryeministrit në Facebook, ku thotë se edhe pse ka bërë stazh pune në Ankona të Italisë, sërish në vendin e tij nuk e pranojnë në punë.

Statusi i plotë:

Pershendetje Z.Kryeminister.Jam nje mjek specialist Kirurg Oro Maxillo Facial i diplomuar ne Shqiperi gjithashtu dhe me nje stazh pune te konsiderueshem ne spitalin e Ancones ne Itali.Kam mbi 6 muaj qe kerkoj nje vend pune ne spitalet rajonale dhe bashkiake si Durres ,Etj,por drejtoret e spitaleve ma mbyllin deren ne fytyre.Kam mbaruar me mesatare specializimi ekselente por nuk duan Tja dine asnje nga spitalet per sakrificen qe kam bere dhe mundin tim.Kam dorezuar dosjen time bashke me kurrikulumin ,diplomat e trajnimet brenda dhe jashte shtetit ne ministrine e shendetsise.Por asnje pergjigje konkrete.Zoti Kryeminister une dua te punoj dhe te jap maksimumin tim ne baze te njohurive dhe formimit tim si mjek specialist.Ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ketu ne spital, ne vendin tim.Kam besim se ju dini ti zgjidhni gjerat ne menyren me te mire te mundshme.Te falemnderit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.