AKTUALITET

VIDEO/ I dënuar me 9 vite burg, arrestohet tiranasi. Në shtëpi i gjejnë drogë dhe 6 armë zjarri

11:45 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 43-vjeçar është vënë në pranga e policisë së Tiranës, ndërsa ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 9 vite burg.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë arrestuar 43-vjeçarin Gazmend Biraçin, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Ky person ishte shpallur në kërkim më 12 tetor të 2016-ës, pasi dyshohej se ishte bashkëpunëtor  për veprat penale ‘prodhim e shitje e narkotikeve’ dhe ‘prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake’.

Gjatë një operacioni të bërë ne fshatin Kllojkë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij personi është bërë, pasi Gjykata e Tiranës me vendim e datës 14 dhjetor 2017 e ka dënuar me 9 vjet burgim për dy akuza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.