POLITIKË

Vota e emigrantëve, Xhafaj: Problemi më i madh, vendodhja e saktë e tyre

12:01 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vota e emigrantëve ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këtë të martë, në një aktivitet ku të pranishëm ishin mes të tjerave Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko.




Në fjalën e tij, Ministri Xhafaj theksoi se çështja kryesore që lidhet me votën e emigrantëve, është adresa e tyre, pra identifikimi i saktë i vendodhjes.

Sipas ministrit, kjo vlen si për votim me postë, ashtu edhe nëse zgjidhet votimi elektronik.

“Aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre. Është shumë e rëndësishme, është themelore, që sistemi i votimit duhet të sigurojë për ta tre elementë bazikë: fshehtësinë e votës, transparencë të procesit të numërimit dhe padyshim, integritet të procesit të votimit.” tha Xhafaj

Mes të tjerave, ministri i Brendshëm tha se një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për këtë mandat është edhe saktësimi i adresave, ku banon kush, pjesë e së cilës është edhe identifikimi dhe regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.