Media

Shkullaku: Pse refuzova ofertën e Top Channel dhe cili është faji i medias sot

13:29 - 24.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i njohur foli rreth pozitës të pafavorshme që ka media tradicionale sot, duke e humbur ndikimin për shkak të lidhjes së saj me politikën.




I ftuar dje në një forum organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës me studentë e pedagogë të Departamentit të Komunikimit, Drejtori i “Televizionit Klan” u ndal te evolucioni i medias tradicionale, që ka nisur një rënie të pandalshme qysh prej vitit 2001, theksoi ai.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale, ai tha se, rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë dhe anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”,- tha ai ndërsa pranoi se kishte pasur një ofertë nga “Top Channel”, për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se, arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave.

“Unë më vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në ‘Klan Kosova’ dhe ‘ABC’. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë shih “se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ‘ABC’, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë ‘derrit dajë’”.

Vit që shënoi një ndarje të madhe nga deri atëherë gazetarët- pronarë te ardhja e një tjetër profili pronarësh, kryesisht nga bota e biznesit.

“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat, etj. Gjithçka u bë e bleshme.”, tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si askesor për një biznes tjetër më të madh.  Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë. Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën,  deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku.

Pikërisht këtë humbje të besimit  që publiku ka nga mediat, sipas Shkullakut u shfrytëzua nga kryeministri Rama që në sulmet e tij e ka etiketuar këtë të fundit “media kazani”.

“Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi  me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë”. Sipas gazetarit ky sulm i Ramës ndaj mediave ka nisur më herët. “Në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës. Nuk është çudi në një vend si Shqipëria ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike”. Përfshirja me politikën ka çuar në humbjen e ndikimit, sepse sipas Shkullakut pa autoritet ,si një zë i besueshëm në botën e informacionit, nuk mund të kesh ndikim.

Një tjetër fenomen që theksoi ishte edhe humbja e individualiteteve në një kohë kur shumë kronika vijnë të gatshme nga zyrat e komunikimit të qeverisë apo partive politike.

“Politika është në të drejtën e saj  të bëjë PR, por është problemi ynë. Asnjë media sot në Europë nuk transmeton të plota materialet e gatshme”.Ajo çka duhet të bëjnë gazetarët klasikë është të fuqizohen me teknologjinë e fundit.

Për të rregulluar kaosin e krijuar nga mediat online, Shkullaku zbuloi idenë e një projekti së bashku me Institutin Pashko. “Është problem me mediat online sepse ka anonimitet edhe  mes gazetarëve. Mediat online shpesh nuk dihet të kujt janë dhe pas anonimatit  është më e lehtë të mos respektosh etikën profesionale. Kemi menduar  të bëjmë ca rregulla, një logo si certifikatë për mediat online që do të pranojnë një pakt rregullues mes tyre, një logo pranë titullit të uebit, të regjistruar dhe që respekton etikën profesionale, kërkohet afishimi i botuesit, kryeredaktorit dhe gazetarëve, që punojnë. Një certifikatë garancie që do të largojë edhe maninë   e  lajmeve  copy-paste, ose kur je i detyruar të marrësh një lajm nga një koleg të vendoset i gjithë linku më poshtë, etj.”-tha Shkullaku.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale   ai tha se rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve  të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë e anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”- tha ai, ndërsa pranoi se kishte pasur një ofertë nga Top Channel për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave. I pyetur nëse ai vetë ka bërë kompromise në karrierën e tij si gazetar, Shkullaku u përgjigj  “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”.

Shkullaku foli rreth pozitës së pafavorshme që ka media tradicionale sot, duke e humbur ndikimin e saj për shkak të lidhjes së saj me politikën.

Sot, pas 27 vitesh pluralizëm, përvjetor që përkon edhe me hyrjen e tij në botën e medias, kjo e fundit mund të jetë bërë më e fuqishme, të ketë investuar në teknologji të fundit dhe struktura, mund të ketë të punësuar me qindra njerëz të fushës, por ndikimi i saj po bëhet gjithnjë e më shumë relativ.“E kam nisur shumë i ri dhe një nga kënaqësitë që kam marrë nga profesioni ishte kur në vitin 1993 u zbulua një skandal financiar , çështja Arsidi, ku u arrestuan shumë njerëz deri në nivel drejtues banke etj.

Nga ajo kohë e deri më sot është paradoks”, –tha Armand Shkullaku, ndërsa për këtë humbje të ndikimit të medias në raportin e saj me të vërtetën dhe besueshmërinë te publiku fajësoi kryesisht median, që gjithnjë e më shumë i është nënshtruar ndikimit të politikës.

Gazetari u ndal tek evolucioni i medias tradicionale, që ka nisur një rënie të pandalshme qysh prej vitit 2001, theksoi ai. Vit që shënoi një ndarje të madhe nga deri atëherë gazetarët- pronarë tek ardhja e një tjetër profili pronarësh, kryesisht nga bota e biznesit.
“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat etj. Gjithçka u bë e bleshme.

U ndanë pasuritë publike; Kinostudio, Uzina e Autotraktorëve, Pallati i Sportit.. iu dhanë mediave nga qeveria si shpërblim për shërbimin që bënë. Madje edhe nga buxheti i shtetit u morën 700 milionë lekë për një fushatë kundër drogës dhe ato para iu dhanë televizioneve”, -tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si aksesor për një biznes tjetër më të madh. Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë.

Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën, deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku.

Pikërisht këtë humbje të besimit që publiku ka nga mediat, sipas Shkullakut u shfrytëzua nga kryeministri Rama që në sulmet e tij e ka etiketuar këtë të fundit “media kazani”.

“Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë”. Sipas gazetarit, ky sulm i Ramës ndaj mediave ka nisur më herët.

“Në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës. Nuk është çudi në një vend si Shqipëria, ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike”.

Përfshirja me politikën ka çuar në humbjen e ndikimit, sepse sipas Shkullakut, pa autoritet, si një zë i besueshëm në botën e informacionit, nuk mund të kesh ndikim.
Një tjetër fenomen që theksoi ishte edhe humbja e individualiteteve në një kohë kur shumë kronika vijnë të gatshme nga zyrat e komunikimit të qeverisë apo partive politike.
“Kur isha në ABC iu thashë se, Nuk kemi nevojë të marrim gazetarë e kameramanë. Duheshin dy teknikë, sepse kasetat vinin të gatshme, t’u heqësh logon janë njësoj. Nuk ka individualitete. Media nuk mund të bëhet thjesht përcjellës i mesazheve që iu vijnë të gatshme apo që e marrin të gatshme”. Mungesën e thellimit, analizës apo edhe nxjerrjes së fakteve që shpesh mund edhe të bien ndesh me deklaratat e gatshme e quajti paaftësi të medias.

“Politika është në të drejtën e saj të bëjë PR, por është problemi ynë. Asnjë media sot në Europë nuk transmeton të plota materialet e gatshme”.

Lulëzimi i mediave online është kërkimi i publikut drejt një tjetër kanali besimi, pasi e ka humbur atë raport me mediat tradicionale.

“E shoh si fenomen pozitiv sepse krijon mundësi dhe hapësira që janë më të vështira për t’u kontrolluar nga cilido pushtet. Është më i lehtë kontrolli te mediat tradicionale.
Diversifikimi e bën këtë kontroll më të vështirë, të kushtueshëm, më diskreditues, pasi bie më shumë në sy”, u përgjigj ai; ndërsa platformën online “Lapsi.al”, ku ai është një prej botuesve tha se e krijuan si një alternativë, në një treg mediatik ku gazetarët për shkak të interesave të pronarëve janë të rrezikuar të humbasin vendin e punës. “Një platformë që të jep të paktën mundësinë të mos zhdukesh nga tregu”.

Sa i përket suksesit të këtyre mediave alternative, bëhet fjalë më shumë për një perceptim pasi parametrat matës mungojnë. Jemi i vetmi vend që nuk pranojmë të kemi matës audience, që pranohet nga të gjithë aktorët në treg, sepse ndikimi politik është më i fuqishëm se influenca që ke që treg. Më shumë rendësi ka raporti me pushtetin se me shikuesin”.

Teknologjia, përmes rrjeteve sociale i ka dhënë qytetarit mjetet dhe zërin për të luajtur rolin e shpërndarësit të informacionit apo të asaj çka quhet gazetari-qytetar, një fenomen që ka krijuar krizë botërore te profesionistët e gazetarisë. “Jam nga ata njerëz që e shoh këtë krizë si të përkohshme. Në këtë kontekst është dhe vendimi që mori Facebook kohët e fundit për të mos shpërndarë më çdo lajm, por t’i japë përparësi atyre që kanë lajme të vërteta, besueshmëri te publiku, media që i shërbejnë komunitetit”.
Rolin e gazetarit si ndërmjetës e sheh si të pazëvendësueshëm. “Shumë informacion krijon kaos, edhe në redaksitë online ka nevojë për seleksionim të lajmeve që vijnë. Ky është roli i gazetarit. Në këtë botë kaotike roli i gazetarit nuk duhet të humbasë, por të forcohet, njerëzit kanë nevojë të orientohen”.

Ajo çka duhet të bëjnë gazetarët klasikë është të fuqizohen me teknologjinë e fundit.
Për të rregulluar kaosin e krijuar nga mediat online, Shkullaku zbuloi idenë e një projekti së bashku me Institutin Pashko. “Është problem me mediat online sepse ka anonimitet të gazetarëve. Mediat online shpesh nuk dihet të kujt janë dhe pas anonimatit është më e lehtë të mos respektosh etikën profesionale. Kemi menduar të bëjmë ca rregulla, një logo si certifikatë për mediat online që do të pranojnë një pakt rregullues mes tyre, një logo pranë titullit të uebit, të regjistruar dhe që respekton etikën profesionale, kërkohet afishimi i botuesit, kryeredaktorit dhe gazetarëve, që punojnë. Një certifikatë garancie që do të largojë edhe maninë e lajmeve copy-paste, ose kur je i detyruar të marrësh një lajm nga një koleg të vendoset i gjithë linku më poshtë, etj.”, -tha Shkullaku.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale ai tha se rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë e anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën, edhe punën tonë”, -tha ai, ndërsa pranoi se kishte patur një ofertë nga “Top Channel” për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave. “Unë me vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në Klan Kosova dhe ABC. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë “shih se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ABC News, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”.
Shkullaku, karriera e nisur në fillim të shtypit pluralist

Armand Shkullaku e nisi gazetarinë në fillim të viteve ’90. Asokohe ende student i Frëngjishtes nisi punën në gazetën “RD”, duke u bërë kështu një nga gazetarët e parë të shtypit pluralist. Me një karrierë të pasur në mediat më prestigjioze, si në shtyp ashtu edhe në televizion, sot ai është drejtor i Televizionit Klan, pas një përvoje në Klan Kosova dhe ABC News. Duke e nisur herët ai është nga ata gazetarë që ka fatin të jetë veteran dhe në kulmin e karrierës. Ai është strukturues dhe mentor i disa grupeve gazetarësh në media, duke drejtuar vazhdimisht redaksi të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.