OPINION

Na duhet Partia Kamikaziste

11:10 - 27.01.18 Denis Dyrnjaja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri figurojnë rreth 130 parti politike një numër jashtëzakonisht i lartë në raport me vendin dhe popullsinë. Por megjithëse janë kaq shumë parti politike, mungon partia kryesore dhe më specifike që i përshtatet mendësisë së një kategorie që sistemi i kaluar i ka lënë si traumë nënshtrimin politik, mungon Partia Kamikaziste. Ajo do ishte partia me elektoratin më specifik, ndoshta edhe më të madh, sepse do të mblidhte kamikazët politikë që janë me shumicë në të gjithë të ashtëquauturin spektër politik.




Ata quhen kamikazë politikë, sepse për ta nuk ka rëndësi vetvetja, familja, komuniteti apo qyteti. Nuk ka rëndësi me çfarë arsyetimi, argumenti apo realiteti përballen, për ata ka rëndësi çfarë thotë kushtrimi i tutorit politik dhe ata marrin komandën duke stakuar butonin e logjikës dhe duke aktivizuar butonin e alogjikës. Kushdo që është i kundërt me tranzhin e urdhërit politik të kamikazit politik bëhet objektiv sulmesh të panumërta që arrijnë rekorde marrëzie ndërsa kamikazin politik e çojnë në kufijtë e një histerie.

Dhe histeria politike përllogaritet për nga kënaqësia e barabartë me një orgazmë, ndaj për këta individë marrëdhënia me tutorin politik i plotëson edhe një kënd të gjerë dëshirash dhe pasionesh. Kamikazi politik nuk ka arsye, nuk ka personalitet, nuk ka identitet. Ato janë refleksione të tutorit të tij, pak rëndësi ka nëse ai është një mashtrues, një demagog apo edhe një vrasës me kostum politik.

Kamikazët politik janë vlerë e vetëmohimit dhe vetëpërçmimit në funksion të urdhërit dhe qëllimit të tutorit politik që kamikazi mendon dhe i ka besuar të ardhmen e tij, jetën e tij sivëllezërve dhe simotrave të tij. Dhe kamikazi politik kujton se ka kauzë të majtë ose të djathtë, në fakt jo. Kamikazët politikë janë njëlloj, ndërsa tutorët e tyre politikë ndryshojnë jo nga ideologjia, por nga forma sepse përmbajtjen e kanë të njëjtë. Ata kërkojnë pushtet për pasuri e para. Kamikazi politik është mundësi dhe garanci për t’ia realizuar këtë qëllim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.