Fol me Psikologen

“Jam shtatzënë, fëmijën e kam me të dashurin. Burri im është i lumtur dhe…”

13:29 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Quhem Lela dhe jetoj në Durrës. Jam shtatzënë me fëmijën e tretë. Fëmijën e kam me të dashurin. Burri im është i lumtur dhe mezi pret të lindë. Nuk mundem t’ia them të vërtetën.




E dashur Lela ti thua se ke ndërtuar një jetë me dy partnerë, njëri është bashkëshorti dhe tjetri është siç e quan ti i dashuri. Ke lejuar madje jo vetëm të mbetesh shtatzënë, por edhe të bësh bashkëshortin të mendojë që ky është fëmija i tij. Nëse kjo situatë do të vazhdojë të siguroj se pasojat do të jenë serioze. Si fillim duhet të bësh një analizë tënden. Çfarë dëshiron ti vërtet? Cili është njeriu që dashuron? Martesa është një institucion i cili duhet respektuar, nëse nuk e bën këtë gjë atëherë pasojat do të bien mbi të gjithë familjen. Si nënë je përgjegjëse për fëmijët e tu. Raporti në çift duket qartë që ka probleme të thella, por nëse deri tani këtë situatë e ke patur në kontroll dhe ja ke dalë të fshehësh të vërtetën, mendo se sa do të zgjasë kjo? Përballja me bashkëshortin duhet bërë tani, kalimi i kohës vetëm sa do ta bënte edhe më të vështirë. Nëse fsheh të vërtetën dhe vendos të “shpëtosh” këtë marrëdhënie sot, atëherë do të dëmtosh dhe do vësh në rrezik fëmijën tënd. Si do të jetë jeta e tij pasi të rritet? Çfarë do të ndodhë nëse ai e zbulon se ka jetuar në një gënjeshtër kaq të madhe? Si mund ti mohosh atij të njohë babain e vërtetë? Kjo përballje me të vërtetën do ta çojë në një krizë të thellë identiteti. A do të ta falë ai këtë? Si do të mundesh të përballesh me fëmijën tënd? Bëja të gjitha këto pyetje vetes tënde dhe reflekto, uroj qe të të ndihmojnë të marrësh vendimin e duhur.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.