BOTA

Incident me anijen turke, Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos bëni veprime të gabuara

17:05 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër incident mes anijeve të rojeve bregdetare greke dhe turke është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë ishullit Imia.




Nga raportimet e mediave, mësohet se anija turke UMUT ka goditur në pjesën e përparme anijen Gavdos 090, e cila i përket rojes bregdetare greke. Kjo e fundit ka pësuar dëme, ndërsa është ankoruar në ishullin Leros, ndërsa UMUT është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë.

Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon, duke shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit.

Duke iu referuar kërkimeve për hidrokarbure në një prej Zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, të cilën Ankaraja e konteston, ashtu si dhe disa prej ishujve greke të Egjeut, Presidenti turk Erdogan me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën dhe Nikosinë të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Por një deklaratë e e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”, ka bërë xhiron e botës.

“E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdhëniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.