Show-Bizz

Ish i dashuri i Luana Vjollcës sërish para drejtësisë, këtë herë për tentativë vrasje

14:31 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish i dashuri i moderatores Luana Vjollca, ka sërish telashe me drejtësinë. Këtë rradhë Krenar Çoçaj akuzohet “për nxitje drejt vrasjes.” Bëhet fjalë për një konflikt të dhunshëm në të cilin Krenari ka marrë pjesë në janar të 2015-ës, në një club në Prishtinë.




Mbi biznesmenin e njohur rëndon akuza e “nxitjes në vrasje”, pasi ai së bashku me Leonard Hajdarin, Mentor Palokaj, Gramoz Mjekun e Burak Gërdovcin, akuzohen se sulmuan Shkëlzen Shalën dhe i shkaktuan lëndime të rënda Labinot Mehmetit.

Gjatë konfliktit, Leonard Hajdari goditi me thikë Mehmetin dy herë në gjoks dhe një herë në bark, por falë ndërhyrjes së truprojave, nuk ka mundur të vijojë më tej.

Në seancë madje është përmendur se një prej truprojave që ka dashur të ndërhyjë është kërcënuar nga Çoçaj, i cili i ka thënë: “Ka me të vra!”

Në aktakuzë, është cilësuar se konflikti ka ndodhur për shkak të një vajze. Mësohet gjithashtu se një prej avokatëve ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.