Kronikë

Kubanezi, kush është djali nga Fieri që shqetësoi SHBA

15:31 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problem për Departamentin e Drejtësisë amerikane. Ky është 25-vjeçari Aldo Ymeraj, djali nga Fieri që u arrestua nga policia e Tiranës me urdhër nga SHBA. Në rrjetin ku ai bënte pjesë, “In fraud we trust”, 25-vjeçari njihej me epitetin “Kubanezi”. Ai nuk ka Facebook dhe as llogari tjetër me emrin e tij.




Sipas Top Channel, djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Por emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shteterore dhe mjaft shoqërive private. Por ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj i cili sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust, “Në mashtrim ne besojmë”.

Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Perveç Ymerajt jane edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende .Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.