LIFE STYLE

Në pritje të Shën Valentinit, si lindi dita e të dashuruarve

19:58 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të mërkurën e 14 Shkurtit, të gjithë të dashuruarit do të festojnë anembanë globit ditën e shënuar në kalendar, si Dita e Shën Valentinit.




Por edhe pse të gjithë thonë njëzëri se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat, edhe kjo ditë ka një histori pas saj, që ka bërë të lindë kështu dita e të dashuruarve.

Të shumta janë historitë që tregohen, por e pranuar nga masa, 14 Shkurti nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria.

Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë.

Ky urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës.

Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.

Por sot, kjo ditë është ditë feste, aq sa në SHBA është kthyer në industri më vete duke gjeneruar deri në 14.7 miliardë dollarë të ardhura.

Madje tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.