AKTUALITET

Prishja e Teatrit, analisti: Ju tregoj qëllimin e fshehtë të Kryeministrit

19:49 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për analistin e njohur Fatos Lubonja, arsyeja e prishjes së Teatrit Kombëtar, lidhet me një qëllim ogurzi të Kryeministrit Edi Rama.




I ftuar në “News24”, Lubonja tha se i vetmi qëllim i ndërtimeve në këtë zonë është rritja e shifrës së tenderave.

“Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë  beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot. “Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe  ndërkombëtar”, deklaroi Lubonja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.