AKTUALITET

Rreziku i përmbytjeve, ja zonat që preken

11:10 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise Ujit dhe Mjedisit , shprehet se reshjet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa në zona malore priten dhe reshje dëbore.




Për shkak të këtyre reshjeve është rritur dhe rreziku i rikthimit të përmbytjeve pasi prurjet e lumenjve janë të mëdha.

Prurjet më të larta janë nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Beni kujdes dhe merrni masat, pasi priten serish permbytje. Alarmin e ka dhene Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne parashikimin me te fundit ne buletinin mbi rreziqet natyrore.

E marte

Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

E martë/ Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

ERA

Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt.13) dhe neser (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.