Kryesore

Takimi Shqipëri-BE, Bylykbashi: Kemi probleme me shitblerjen e votës

10:24 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në sesionin e dytë të takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, PD iu referua raportit të OSBE/ODIHR për të ngritur shqetësimet e veta në lidhje me shitblerjen e votës gjatë zgjedhjeve.




“Raporti i OSBE / ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-en. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votës,-u shpreh Bylykbashi

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht dhe bashkëkryetari i komisionit te reformës zgjedhore u shpreh se bashkëpunimi mes forca politike në shqipëri është i domosdoshëm për ecurinë e reformave dhe hapave të më tejshmë drejt BE.

“Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë reformës territoriale, pasojat e të cilës po bëhen gjithmonë e më të rënda për keqqeverisjen e qytetareve. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë kurrë as reformës në drejtësi, ligjet e të cilës u miratuan në mënyre të njëanshme dhe antikushtetuese. Këto janë modeli si nuk duhet bërë reforma zgjedhore”- tha Bylykbashi.

Bylykbashi tha se parakusht i suksesit te kësaj reforme është bashkëpunimi mes palëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.