Aktualitet

Debati Live/ Ministrja Kumbaro: Teatri do të shembet! Aktori: Kur të kaloni mbi trupat tanë!

01:58 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare

Debati i ndezur ka shoqëruar përballjen e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro me artistët. E ftuar në emisionin “Top Shoë” përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina, ministrja Kumbaro theksoi vullnetin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në të njëjtën kohë ajo theksoi se do të ndërtohet një teatër dinjitoz, por se ende po studiohet projekti.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare”  tha Kumbaro

Por aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”  tha ai.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Ç’janë këto fraza boshe që na kanë lindur në Shqipëri? Unë nuk kuptoj asgjë nga frazat:
    A) Skeni parë gjë akoma!
    Thotë politika dhe kur vjen puna, ne që presim se diçka e rëndë do të ndodhë, shikojmë se të gjitha krahët e politikës bashkohen në kafe, hanë pilaf dhe groshë. Mos o zot na ruaj nëse ndodh dhe pushtllëku i Salianjit dhe i G.D-së.
    B) Vetëm po kaluat mbi trupat tona!
    Thonë ata që duan të mbrojnë ndërtimet e paligjshme ose dhe ata që nuk duan tu prishet qetësia duke pirë çaj në mangallat e vjeturinave.
    Kur vjen puna as njëra as tjetra nuk ndodh por ndodh progresi, mbi gërmadhat e politikës dhe vjeturinave ngrihet progresi.
    Ju përshëndet Xinxifuqe Xinxifile

    Përgjigju ↓