BOTA

BE kritikon Facebook dhe Twitter

13:40 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisoni Europian u ka kërkuar që në nëntor të 2016-ës, platformave si Google, Facebook dhe Teitter të përshtatin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e Bashkimit Europian.




E teksa Google i ka përshtatur rregullat e platformës së saj Google plus në një masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit, Facebook dhe veçanërisht Twitter nuk kanë vepruar kështu.

Komisioni Europian bëri të ditur se pika shumë të rëndësishme të rregullores së Bashkimit Europian, ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht.

Veçanërisht janë procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha.

Komisionerja për Drejtësinë e Bashkimit Europian, Vera Jourova, deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme.

“Mbrojtja e konsumatorëve në Bashkimin Europian duhet respektuar. Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbulohen me gjoba”, u shpreh ajo.

Përdoruesit e Twitter-it dhe të Facebookut, veç kësaj nuk informohen në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për përmbajtjet që i kërcënojnë dhe cilësohen si të dyshuara si ilegale, kritikoi Komisioni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.