Kosova

Propozimi i Ramës: Shqipëria dhe Kosova të kenë një President

18:54 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak me propozimin e bërë, nga seanca solemne që u zhvillua sot në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.




Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se dy shtetet shqiptare do të kishin unitet nëse do të drejtoheshin nga një President i përbashkët.

Sipas tij, Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një politikë e jashtme dhe jo vetëm ambasada dhe një përfaqësi e njëjtë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet.E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot”, tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.