Sociale

“S’do të më tregosh ti si drejtohet komisioni”, sherr mes Nikollës dhe deputetes Vokshi

11:47 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate dhe përplasje ka pasur sot në seancën dëgjimore të komisionit të medias mbi edukimin, ku e pranishme ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.




Kjo e fundit është përplasur me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, ndërsa i ka thënë se po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Debati

Nikolla: Po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni

Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!

Vilma Bello: Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005  kishte akte të pa miratuara.

Vokshi: Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë.

Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.