Kronikë

14 thasë me drogë gati për në shitje, arrestohet një person dhe tre në kërkim

15:20 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për  trafik droge. Në pranga ka rënë V.P, ndërkohë që janë shpallur në kërkim O.H, A.H dhe J.H banues në, Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall.




Blutë e Durrësi sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 14 thasë me lëndë narkotike e llojit marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”.

Ndërkohe policia po punon për arrestimin e tre shtetasve që dyshohen se që nderojnë të fshehur në rrethinat e fshatrave.

Njoftimi i policisë

Seksioni për narkotikët

Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.